Milan fiton derbin dhe rihap garën për titull. Merr fund ecuria pozitive e zikaltërve (video)
Milan i ka dhënë fund ecurisë pozitive të Interit në Serie A, duke i shkaktuar humbjen e parë pas shumë javësh, në kryesfidën e javës së 28-të në Serie A. Kuqezinjtë fitojnë me rezultatin minimal 1-0 në “Derby della Madonnina” dhe rihapin garën për titullin kampion. Milan e nisi më mirë takimin duke qenë pranë golit që në minutën e 3-të, ku pas një gafe të Yann Sommer, goditja e Luka Modric përfundon ngjitur me shtyllën e djathtë. Minutat në vazhdim ishin të qeta dhe nuk kishte ndonjë rrezik konkret për të dy ekipet, ku asnjëra prej tyre nuk i la hapësirë kundërshtarit. Sfida u zhbllokua në minutën e 35-të, ku pas një aksioni model dhe asistit fantastik të Youssouf Fofana, ishte Pervis Estupinan që...
Burimi:
telesport.al