Messi i jashtëzakonshëm, bashkë me CR7 në Botërorin e 6-të. A do të bëë “bis” me Argjentinën?

Messi i jashtëzakonshëm, bashkë me CR7 në Botërorin e 6-të. A do të bëë “bis” me Argjentinën?

29 Maj 2026 12:35 Alfred Lleshi Lionel Messi do ta udhëheqë zyrtarisht Argjentinën edhe në Botërorin 2026, që zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik mes SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë. I përfshirë në listën e trajnerit Lionel Scaloni, ylli nga Rosario do të luajë Kupën e Botës së gjashtë në karrierë, arritje historike që e ndan vetëm me Cristiano Ronaldon. Kështu, ata lënë pas legjendat me nga pesë pjesëmarrje si Lothar Matthäus, Carbajal, Márquez dhe Guardado. Në moshën 38-vjeçare, Messi nuk shkon për një lamtumirë simbolike, por për të mbrojtur titullin kampion të fituar kundër Francës në finale katër vite më parë. Rrugëtimi i tij me Argjentinën ka kaluar nga finalja e humbur e vitit 2014 me Gjermaninë te triumfi i 18 dhjetorit 2022...