Messi bën shaka me gazetaren, rikthehen zërat për një “flirt”. Antonela xheloze
Leo Messi po e udhëheq Argjentinën në Botërorin që po zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ndërsa shënon me ritëm të lartë, jashtë fushës është përfshirë në qendër të një trekëndëshi dashurie. Më saktë, është rikthyer në një histori që ngjall kuriozitet në mbarë botën. Pas fitores së vështirë të Argjentinës ndaj Kepit të Gjelbër, Messi u ndal për intervistat e zakonshme me gazetarët. Mes tyre ishte edhe gazetarja argjentinase Sofía Martínez, të cilën 8 herë fituesi i “Topit të Artë” e njeh prej kohësh. Kur e pa, sulmuesi iu afrua, e puthi në faqe dhe bëri shaka me zërat për një flirt të mundshëm: “Nëse të shikoj, thonë ‘pse e shikove?’ Nëse të përshëndes, pyesin ‘pse e përshëndete?’” Sofía e priti me buzëqeshje batutën...
Burimi:
telesport.al