Mesfushori De Bryjn drejt rikuperimit, u kthye të hënën në stërvitje
“Pas 128 ditësh pushim si pasojë e një dëmtimi të rëndë, mesfushori belg Kevin De Bryjn, është kthyer në stërvitje te Napoli të hënën”, shkruan “Fotball Italia”. Për shkak të një lëndimi në kofshë, që e ka mbajtur jashtë fushës që nga 25 tetori, De Bryjn i ka munguar napolitanëve në 28 ndeshje. Gjatë rikuperimit, De Bryjn më shumë kohë ka kaluar në vendlindjen e tij në Belgjikë. Ai në Itali u kthye javën e kaluar. Mesfushori me tipare sulmuese mund të ftohet nga trajneri i Napolit, Antonio Konte, për ndeshjen e së premtes ndaj Torinos. 34-vjeçari me Napolin këtë edicion ka zhvilluar 11 ndeshje në të gjitha garat derisa ka kontribuar me katër gola dhe dy asistime. De Bryjn iu bashkua kampionit në fuqi...
Burimi:
sot.com.al