Mesazhi i Dukës për 2026: Po përgatitemi të shkojmë në Botëror
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve uroi të gjithë komunitetin shqiptar të futbollit përmes një video-mesazhi për një 2026 sa më të mbarë. Një nga objektivat mbetet kualifikimi i Shqipërisë në Botërorin e këtij viti. “Në prag të ndërrimit të viteve, dua t’i drejtohem të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar për të shprehur mirënjohjen time të sinqertë për një vit që do të mbetet gjatë në kujtesën tonë. Viti që po lëmë pas ka qenë një vit historik për futbollin shqiptar. Një vit ku puna, vizioni dhe përkushtimi u kthyen në rezultate konkrete. Në fushë, në organizim dhe në rritjen e gjithë sistemit tonë futbollistik. Shqipëria u konfirmua si një vend dhe partner i besueshëm për futbollin europian,...
Burimi:
sot.com.al