Mes thirrjeve “majmun, majmun”, në Lisbonë vendos supergoli i Vinicius Junior. “Skuqet” Mourinho (video)

Mes thirrjeve “majmun, majmun”, në Lisbonë vendos supergoli i Vinicius Junior. “Skuqet” Mourinho (video)

Real Madrid ka fituar 0-1 në “Estádio da Luz”, në transfertën ndaj Benfica, në ndeshjen e parë për play-offin në Champions League. Pjesa e parë ishte e qetë dhe pa ndonjë rrezik serioz për të dyja skuadrat, duke u mbyllur në barazim 0-0. Pjesa e dytë ishte komplet ndryshe, shumë e trazuar për gjithçka që ndodhi në fushë. Rezultati u zhbllokua në minutën e 50-të, pas një goli shumë të bukur të Vinicius Junior. Braziliani shënoi me një goditje plot klas brenda zonës. Menjëherë pas golit, Vinicius Junior ndëshkohet me karton të verdhë, për shkak të mënyrës provokuese si festoi golin. SHIKOGOLIN Minutat në vijim ishin një kaos i vërtetë, Vinicius Junior pretendon se një nga lojtarët e Benfica, argjentinasi Gianluca Prestianni e quajti atë...