Merr fund makthi për Raheem Sterling. Anglezi fluturon në Holandë dhe firmos për ekipin e ri

Merr fund makthi për Raheem Sterling. Anglezi fluturon në Holandë dhe firmos për ekipin e ri

12 Shkurt 2026 17:50 Telesport Pas një periudhe të errët te Chelsea, ku mbeti jashtë ekipit të parë në gjysmën e parë të sezonit, Raheem Sterling ndërpreu bashkëpunimin me konsensus me londinezët gjatë merkatos së janarit dhe sot ka nënshkruar për ekipin e ri. Anglezi ka firmosur si lojtar i lirë te Feyenoord në Holandë, deri në fund të sezonit. Kështu merr fund makthi për Sterling, i cili ka shumë kohë pa zbritur në fushë në një ndehsje zyrtare. Gjatë gjithë këaj kohe, sulmuesi është stërvitur dhe ka punuar me trajner personal provat për të qenë në formë. Mbretet për t’u parë si do të shkojë aventura e re në Holandë.