Merkato e nxehtë verore për katalanasit, Álvarez dhe Bastoni i japin përparësi Barcelonës
20 Prill 2026 13:29 Alfred Lleshi Barcelona ka dy objektiva të qarta për verën; një sulmues qendror dhe një mbrojtës të majtë. Të preferuarit janë Julián Álvarez (26 vjeç, Atlético Madrid) dhe Alessandro Bastoni (27 vjeç, Inter). Sipas “Mundo Deportivo”, të dy e shohin si prioritet kalimin te Barça. Álvarez ka kontratë deri më 2030, por e ka lënë derën hapur: “Do të shohim çfarë ndodh në fund të sezonit. Mund të qëndroj, mundet edhe jo”. Ai ka oferta nga Barça, Arsenali dhe PSG, por preferon katalanasit. Nuk dëshiron rikthim në Premier League pas Manchester City, ndërsa PSG nuk e bind plotësisht për shkak të konkurrencës dhe ndikimit më të ulët të Ligue 1. Te Barça do të ishte zëvendësuesi ideal i Lewandowski (kontrata deri...
Burimi:
telesport.al