Mendy nga minuta e parë. Arbeloa nuk heq dorë nga ideja e tij. Bayern-Real M, formacionet zyrtare

Mendy nga minuta e parë. Arbeloa nuk heq dorë nga ideja e tij. Bayern-Real M, formacionet zyrtare

Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen sonte në “Allianz Arena” në aktin e dytë të çerekfinales në Champions League, për të përcaktuar ekipin që do të kalojë në gjysmëfinale, aty ku e pret PSG. Ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu” përfundoi 1-2 për bavarezët, megjithatë kualifikimi është ende i hapur. Mungesa e vetme kryesore për bavarezët është ajo e talentit Lennart Karl, i dëmtuar. Te Real Madrid mungojnë për shkak dëmtimesh Rodrygo, Raul Asencio dhe Thibaut Courtois. Aurelien Tchouameni mungon për shkak kartonësh. Përsa i përket formacioneve të hedhura në fushë, ashtu siç pritej Alvaro Arbeloa e nis nga minuta e parë me Ferland Mendy në krahun e majtë, i cili do të ketë detyrë bllokimin e Michael Olise. Bayern Munich XI: Neuer...