Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari që e organizon këtë kompeticion tre herë, pret Afrikën e Jugut për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës. “Aztekët” kërkojnë ta nisin me fitore ndeshjen e parë të këtij Botërori historik, ndërsa “Bafana Bafana” do të surprizojë botën që në start. Takimi luhet në Mexico City, ndërsa drejtësi do të vendosë braziliani Wilton Sampaio.