Meksika siguron kualifikimin në 1/16-at e Botërorit, mposht Korenë e Jugut me golin e Romos
Meksika është bërë kombëtarja e parë që siguron kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026. Një nga tre vendet organizatore të turneut triumfoi 1-0 ndaj Koresë së Jugut dhe siguroi gjithashtu vendin e parë në grup, pas dy fitoreve radhazi. Pas fitores në ndeshjen hapëse ndaj Afrikës së Jugut, meksikanët përsëritën të njëjtën formulë edhe kundër përfaqësueses aziatike, duke marrë tre pikët falë një goli të Luis Romos në pjesën e dytë. Takimi nisi me shumë kujdes nga të dyja skuadrat, me mbrojtjet që dominuan lojën dhe me pak raste të rrezikshme. Koreja e Jugut ishte pranë avantazhit pas 15 minutash, kur Son Heung-min provoi një parabolë të bukur mbi portierin Raúl Rángel, por Edson Álvarez largoi topin spektakolarisht mbi vijën...
Burimi:
ntv.al