Megi Doçi i jep fitoren Kombëtares përballë Malit të Zi, më 7 mars duel me çeket

Megi Doçi i jep fitoren Kombëtares përballë Malit të Zi, më 7 mars duel me çeket

Adriatik BALLA Kombëtarja e futbollit të vajzave e nisi mbarë aventurën kualifikuese për eliminatoret e Botërorit 2027, pasi dje mundi 2-1 Malin e Zi, në transfertë dhe do të tentojë fitoren edhe ndaj kombëtares çeke, me të cilën do të përballemi në mbrëmjen e 7 marsit në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Pjesa e parë Shqipëria e vajzave e nisi në mënyrën më të mirë fushatën kualifikuese të Botërorit 2027, duke triumfuar në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Malit të Zi dhe duke siguruar tre pikë shumë të rëndësishme. Të dy golat për Kombëtaren e drejtuar nga Armir Grima u realizuan nga kapitenia Megi Doçi, në një ndeshje që prodhoi jo vetëm tre gola, por edhe emocione të shumta përgjatë 90 minutave. Trajneri Grima i...