“Më vjen turp! Çfarë t’ju analizoj”?! Kushta flet hapur: Kjo është zhgënjyese
Sokol Kushta ka mbetur i zhgënjyer nga ajo çfarë ka parë në fushën e lojës nga ekipet shqiptare në këto dy javë të fundit të kampionatit. Legjenda e futbollit shqiptar ka thënë në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN” se i vjen turp të analizojë përballjet e javës së 34-t. “Nuk ndihem mirë. Nuk di çfarë analize të bëj për këto dy javë që kam parë. Më vjen turp, çfarë t’ju analizoj?! Dua të jem sa më i drejtë, sa më original. Ka tek-tuk edhe jashtë shtetit lënie ndeshjes. Por të jetë i gjithë kampionati, ose të paktën 2-3 javë… kjo është zhgënjyese. Nuk duhet të ekzistojnë në këto përmasa”, është shprehur Sokol Kushta./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com