“Më vjen më tepër keq për kartonin e kuq”, Daja pas barazimit me Tiranën: Ekipi do të marrë panoramën e 2025-s
Derbi mes Tiranës dhe Dinamos ka përmbyllur javën e 23-të të “Abissnet Superiore”-s. Skuadrat janë larguar me nga një pikë secila nga stadiumi “Selman Stërmasi”, teksa sfida ka përfunduar me shifrat 1-1. Pas përfundimit të derbit, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Super Gol” në “RTSH Sport”. Daja (Dinamo): “Përpos Bregut, Guindo dhe Mustafa janë sulmues qendre. Donim të shfrytëzonim aftësitë e tyre. Bregu ka luajtur sulmues qendre, por e përdorëm për një tjetër manovër. Pas 4 ditësh kemi prapë ndeshje me Tiranën në Kupë. Nuk mund të hapeshim shumë, sepse Tirana ka kundërsulm të shpejtë me lojtarë që në mënyrë individuale mund të na ndëshkonim. Kishim dy lojtarë qendre me kartonë të verdhë, prandaj bëmë këtë lloj rreshtimi në këtë ndeshje që...
Burimi:
sportekspres.com