“Më thuaj një president që i dënoi ndeshjet e kësaj jave”, zhgënjimi i Alliut: Në Shqipëri gjithçka ka dalë në shitje

“Më thuaj një president që i dënoi ndeshjet e kësaj jave”, zhgënjimi i Alliut: Në Shqipëri gjithçka ka dalë në shitje

Ilir Alliu ishte pjesë e panelit të emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN”. Ish-lojtari shqiptar ka shprehur zhgënjimin e tij me rezultatet që prodhoi java e 34-t e kampionatit shqiptar. Alliu është shprehur se këto ndeshje treguan dekompozimin e “Abissnet Superiore”. Ai ngre pyetjen se si heshtën të gjithë presidentët e klubeve, të cilët sipas tij duhet të kishin dënuar përballjet e kësaj jave. “Në tërësi kampionati jonë është i zbrazur. Kjo është faza e fundit që tregon dekompozimin e kampionatit shqiptar. Doja ta thoja me humor por nuk më lë egoja. Në Shqipëri u bë modë: ‘Presidenti s’di gjë, lojtarët hanë dardha pas kurrizit’. Se e kemi mënyrë jetese ne si vend këtë. Të jesh i dinjitetshëm dhe i qendrueshëm e të flasësh për...