“Më të mirët në histori? Ende nuk kemi fituar asgjë”, Mbappe ul me këmbë në tokë Francën e tij
10 Korrik 2026 18:38 Telesport Për Kylian Mbappe nuk ka rëndësi se me cilin ekip do të përballet Franca në gjysmëfinale, me Spanjën apo Belgjikën. Po ashtu, sulmuesi ka dhe një përgjigje për ata që e konsiderojnë këtë Francë, si më të mirën në historinë e saj. “Nuk më shqetëson, nëse është Belgjika, atëherë Belgjika, dhe nëse është Spanja, atëherë Spanja. Do të shohim çfarë ndodh. Është një gjysmëfinale dhe gjithmonë do të jetë një ndeshje e vështirë”, tha Mbappe. “Kjo skuadër nuk është më e forta që ne kemi pasur. Kam qenë kampion i Kupës së Botës dhe nënkampion i Kupës së Botës. Kjo skuadër nuk ka qenë kampione e Kupës së Botës ose nënkampione e Kupës së Botës. Kemi shumë cilësi, por ekipet...
Burimi:
telesport.al