Më shumë se titulli kampion, një natë për t’u mbajtur mend gjatë te Barcelona

Më shumë se titulli kampion, një natë për t’u mbajtur mend gjatë te Barcelona

Ishte vetëm çështje kohe. Barcelona tashmë është kampione e La Liga-s dhe nuk kishte mënyrë më të mirë sesa ta festonte titullin përballë rivalit të përjetshëm, Real Madridit, në një “Camp Nou” ende në rikonstruksion, por i mbushur me entuziazëm për skuadrën e Hansi Flick. Dy vite më parë, madrilenët, kampionë të Europës dhe Spanjës, afruan Kylian Mbappé dhe konsideroheshin të pathyeshëm. Ndërkohë, Barça po dilte nga një krizë ekonomike dhe sportive. Presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco vendosën të ndryshonin gjithçka; larguan Xavi Hernández dhe zgjodhën Flick. Vendimi rezultoi perfekt. Që nga ardhja e gjermanit, Barça ka fituar dy tituj kampion, një Kupë Mbreti dhe dy Superkupa të Spanjës, duke dominuar futbollin iberik. Kjo epërsi u pa qartë edhe në “El Clasico” e...