Më shumë në infermieri sesa në fushë, Real Madrid nxjerr në shitje mbrojtësin edhe pse kontrata i skadon në vitin 2028
26 Prill 2026 16:09 Telesport Pavarësisht se është nën kontratë deri në vitin 2028, Real Madrid ka vendosur të nxjerrë në shitje Eder Militao, për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme të lojtarit. I fundit, i pësuar dy javë më parë në sfidën ndaj Alaves, që përveçse ka mbyllur sezonin para kohe me madrilenët, rrezikon shumë edhe Botërorin dhe me shumë mundësi nuk do të grumbullohet nga Carlo Ancelotti. Strategjia e Real Madrid përfshin pritjen që lojtari të rikuperohet plotësisht në mënyrë që të rrisë vlerën e tij në treg dhe të lehtësojë shitjen e tij. Real Madridi është i vetëdijshëm se të shesë lojtarin në këtë situatë nuk do të jetë e lehtë, por ata janë të bindur se historia dhe performanca e brazilianit para...
Burimi:
telesport.al