“Më pëlqen karakteri jonë, po t’i shënonim ato 2 raste do flisnim ndryshe”, Nuhiu: Po jua theksoj, përballë kishim Dinamon

“Më pëlqen karakteri jonë, po t’i shënonim ato 2 raste do flisnim ndryshe”, Nuhiu: Po jua theksoj, përballë kishim Dinamon

Derbi mes Tiranës dhe Dinamos ka përmbyllur javën e 23-të të “Abissnet Superiore”-s. Skuadrat janë larguar me nga një pikë secila nga stadiumi “Selman Stërmasi”, teksa sfida ka përfunduar me shifrat 1-1. Pas përfundimit të derbit, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Super Gol” në “RTSH Sport”. Nuhiu (Tirana): “Personalisht më pëlqeu skuadra. Më pëlqen karakteri i grupit, i cili ka plot ndeshje që i ka barazuar apo i ka fituar. Nëse do të na thonin në fillim të ndeshjes a do ta donit barazimin kundër një skuadreje që është ndërtuar për titull, ndërsa ne jemi mbledhur në janar… I kemi krijuar shumë raste një skuadreje si Dinamoja. Duhej ta mbyllnim ndeshjen me golin e dytë. Por nuk kam asnjë ankesë për çunat....