Me mendjen te Bayern, Atalanta “zgjohet” vonë dhe lë dy pikë ndaj Udinese (video)
Atalanta ka barazuar 2-2 ndaj Udinese, në sfidën e luajtur në Bergamo, e vlefshme për javën e 28-të në Serie A. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 40-të, ku Nicolo Zaniolo kroson nga këndi dhe mbrojtësi danez, Thomas Kristensen, dërgon me kokë topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për friulanët. Në minutën e 55-të, ishte Keinan Davis që dyfishoi shifrat për miqtë, pas një aksioni të gjatë dhe disa tentativave rresht. Reagimi i vendasve erdhi në pjesën e fundit të ndeshjes. Në minutën e 75-të, ishte Gianluca Scamacca që shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Nicola Zaleëski, i futur si zëvendësues në pjesën e dytë. Në minutën e 79-të, ishte sërish Scamacca që shënoi me kokë, duke barazuar shifrat 2-2, pas një...
Burimi:
telesport.al