Me gjysmën e titullarëve pushim, PSG nuk fiton dot ndaj Lorient. 4 gola të shënuar në “Parc des Princes”
2 Maj 2026 18:57 Telesport Me disa titullarë të lënë në stol për të pushuar për sfidën e kthimit në gjysmëfinalet e Champions League ndaj Bayern Munich, PSG nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2 ndaj Lorient, në sfidën e luajtur në “Parc des Princes”, e vlefshme për javën e 31-të në Ligue 1. Ibrahim Mbaye kaloi në avantazh PSG-në që në minutën e 6-të, duke shënuar me kokë, pas një dalje jo të sigurt të portierit kundërshtar. Pablo Pagis barazon shifrat për Lorient në minutën e 23-të, ku sulmuesi gjeti golin me një goditje të lehtë me të majtën, pas një krosimi në zonë. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Zaire-Emery kalon sërish në avantazh PSG-në në minutën e 61-të, mesfushori shënoi me një...
Burimi:
telesport.al