“Më e mira ende nuk ka ardhur”, Militao reagon pas dëmtimit të rëndë dhe mungesës në Botëror
28 Prill 2026 18:50 Telesport Për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fundit me Real Madridin në barazimin ndaj Betis, Eder Militao i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale dhe tashmë është konfirmuar mungesa e tij në Kupën e Botës 2026. Braziliani ka reaguar përmes një postimi të përzemërt në rrjetet sociale, ku ka falënderuar fansat dhe sigurisht familjen e tij për mbështetjen e madhe në këto momente. “Ata që më njohin janë të vetëdijshëm se sa shumë kam investuar dhe dhënë gjithçka për të qenë në gjendjen më të mirë fizike, por për fat të keq, duhet të kujdesem për trupin tim që të jem në gjendje të luaj për Real Madridin dhe ekipin kombëtar me besim të plotë. Të gjithë atyre që...
Burimi:
telesport.al