“Më duket shpejt për të drejtuar një kombëtare, ja favoritët e Botërorit 2026”

“Më duket shpejt për të drejtuar një kombëtare, ja favoritët e Botërorit 2026”

“Special One” jep mendimin për favoritët e Botërorit dhe të ardhmen e tij, mes pasionit për futbollin e përditshëm dhe dilemave për të drejtuar një kombëtare: “Kush e fiton Botërorin? Do të më pëlqente Portugalia, që ka potencial për ta fituar. Carletto është Carletto, edhe pse njerëzit nuk besojnë se Brazili mund t’ia dalë. Për mua një gjë është Brazili me Ancelottin dhe një tjetër pa të. Mendoj se mund ta fitojë titullin. Argjentina është kampione bote në fuqi dhe më duket ekip i vërtetë: të bashkuar, kompaktë, që kanë kënaqësi të luajnë për kombëtaren. Dhe pastaj Franca, që me gjithë talentin që ka mund të bëjë tri skuadra konkurruese. Një ditë do të vijë edhe momenti i Anglisë… Megjithatë, mendoj të jem me pushime...