No Image Available

‘Mbyllëm një cikël me Sylvinho, hapim një të ri’, Duka: Rolando Maran, trajner me shumë eksperiencë

olando Maran është i përzgjedhuri i Dukës për të pasur Sylvinho-n në stolin kuqezi. Maran nuk është një emër i panjohur në Itali, por është një trajner me profil jo të lartë pasi në karrierën e tij ka drejtuar kryesisht ekipe në Serie B. Aventura e tij e fundit ka qenë në krye të Brescia-s në sezonin 2024/25. Brescia ka qenë edhe ekipi i tij i parë si trajner profesionit në vitin 2005. Maran është pa një ekip që nga korriku i vitit 2025 ku u largua pikërisht nga Brescia. Tekniku 62-vjeçar ka drejtuar më herët edhe ekipe si Pisa, Genoa apo Cagliari. Në Serie A, për herë të parë, Maran ka drejtuar ekipin e Catania në vitin 2012, ku vendosi edhe rekord teksa e...