Mbyll vitin me fitore, Partizani triumfon ndaj Laçit

Mbyll vitin me fitore, Partizani triumfon ndaj Laçit

Partizani fitoi ndeshjen miqësore ndaj Laçit me rezultatin 2-0, në takimin e fundit të zhvilluar për vitin 2025. Golat e fitores për ekipin e kuq u shënuan nga Bintsuka në minutën e 87-të dhe Gudjufi në minutën e 90-të. Skuadra kurbinase nuk arriti të konkretizonte tentativat e saj gjatë gjithë lojës. Ky takim shënoi edhe mbylljen e vitit kalendarik për ekipin e kuq, të drejtuar nga trajneri Oltijon Kërnaja.