Mbrojtësi reagon pas kalimit të skuadra e Guardiola: Tani jam në klubin më të mirë në Angli

Mbrojtësi reagon pas kalimit të skuadra e Guardiola: Tani jam në klubin më të mirë në Angli

20 Janar 2026 9:44 Telesport Mbrojtësi anglez Marc Guehi thotë se është krenar që ka nënshkruar për “klubin më të mirë në Angli” pasi u bashkua me Manchester City një ditë më parë. Pasi përfundoi transferimin e tij prej 20 milionë eurosh nga Crystal Palace, Guehi tha: “Jam vërtet i lumtur dhe jashtëzakonisht krenar që jam lojtar i Manchester City”. “Ky transferim ndihet si kulmi i gjithë punës së madhe që kam bërë në karrierën time. Tani jam në klubin më të mirë në Angli dhe pjesë e një skuadre të pabesueshme lojtarësh. Ndihem mirë që mund ta them këtë”, tha Guehi. “Dua të rritem si lojtar dhe si person dhe e di që në këtë klub kjo do të ndodhë. E dua futbollin, më...