Mbrojtësi/ Gjimshiti: Jemi të mërzitur, por ta kthejmë dhimbjen në forcë
Kombëtarja do të luajë sot një miqësore me Ukrainën, në një moment kur të dy ekipet vijnë nga humbja dhe eliminimi në “play off” dhe nuk kanë asnjë motivim për të pasur një përplasje të denjë sportive. Natyrisht, për trajnerët kjo është një mundësi e mirë që ata të aktivizojnë lojtarë të rinj, sidomos lojtarët që janë ftuar për herë të parë. ndërkohë, kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli para miqësores së Shqipërisë me Ukrainën. Gjimshiti dha një vlerësim edhe për rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit. “Rrugëtimi ka qenë shumë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejt, mendohet vetëm e tashmja dhe është humbja me Poloninë, që e prish pak bukurinë të asaj që kemi bërë në 2-3 vitet e fundit. Jo vetëm të...
Burimi:
sot.com.al