Mbappe shkruan historinë/ Kapiteni i Francës, shënuesi më i mirë i kupave të botës

Mbappe shkruan historinë/ Kapiteni i Francës, shënuesi më i mirë i kupave të botës

Pas gjysmëfinales ndaj Spanjës u kritikua shumë. Kilian Mbape u gjykua jo si kapiten në lartësinë e duhur pasi Franca u mund bindshëm 2-0 nga Spanja, por gjithsesi kontributi I tij në kupat e botës është vërtet I madh. Sulmuesi 27-vjeçar u bë shënuesi më I mirë në historinë e këtij konkurrimi me 22 gola, pasi realizoi dy herë ndaj Anglisë në atë që quhet finalja e vogël. Lionel Mesi, për momentin, ka mbetur pas me 21. Për më tepër, futbollisti I Realit është ende I ri dhe do të ketë mundësi të luajë besohet edhe dy botërorë të tjerë, pra sipas logjikës do ta përmirësojë më tej këtë rekord. Nuk është pak të shënon 22 herë në 22 sfida, me një gol për ndeshje,...