Mbappe në udhëkryq… koha për të treguar se kush është!
Njeriu që në këto ditë, duke nisur nga sot, luan gjithçka është Kylian Mbappe. Edhe pse ende nuk i ka mbushur 28 vjeç. Krahasuar me Lionel Messin, Cristiano Ronaldon, Luka Modriçin apo Neymarin në Botërorin e tyre të fundit, ai është ende shumë i ri. Megjithatë, askush nuk ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara me të njëjtën vendosmëri dhe etje për fitore si ai. Sot, Mbappe konsiderohet nga shumë si futbollisti më i mirë në botë, dhe jo vetëm për pagën marramendëse prej 31 milionë eurosh në vit, që përkthehet në rreth 132 euro për minutë. Por dy vitet e fundit nuk kanë qenë aq vendimtare sa pritej. Ai u largua nga Paris Saint-Germain, pavarësisht përpjekjeve të presidentit Emmanuel Macron për ta bindur të qëndronte,...
Burimi:
javanews.al