Mbappé mposht Senegalin dhe bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Francës

Mbappé mposht Senegalin dhe bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Francës

17 Qershor 2026 8:13 Alfred Lleshi Franca e nisi me fitore Grupin I të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Senegalin 3-1. Pjesa e parë ishte e vështirë për skuadrën e Didier Deschamps, me afrikanët që iu afruan golit kur Jackson goditi shtyllën. Në minutën e 66-të Kylian Mbappé zhbllokoi rezultatin, ndërsa në të 82-ën Barcola dyfishoi shifrat pas asistit të Rabiot. Talenti i ri Mbaye ngushtoi diferencën në minutën e 95-të, por pak çaste më vonë Mbappé vulosi fitoren me një supergol, duke kaluar Olivier Giroud në krye të listës së golashënuesve më të mirë në historinë e Francës. Fillimisht shënoi golin e avantazhit ndaj Senegalit, më pas edhe atë që mbylli përfundimisht ndeshjen. Kylian Mbappé hyri zyrtarisht në historinë e Francës: në minutën...