Mbappe e nis nga stoli. Real Madrid-Atletico, zbardhen formacionet zyrtare

Mbappe e nis nga stoli. Real Madrid-Atletico, zbardhen formacionet zyrtare

Në orën 21:00 në “Santiago Bernabeu” fillon derbi i Madridit, Real-Atletico, i vlefshëm për javën e 29-të në La Liga. “Los Blancos” duhet të fitojnë me patjetër nëse duan të mbajnë ende diferencën prej 4 pikësh me Barcelonën kryesuese, e cila fitoi në mesditë 1-0 ndaj Rayo Vallecano dhe aktualisht kryeson me 7 pikë më shumë. Atletico Madrid renditet në vendin e 4-të, por për një derbi si ky nuk ka nevojë për motivim, pasi gjithmonë luhet vetëm për fitore. Përsa i përket formacioneve zyrtare, Kylian Mbappe gjendet në stol, bashkë me Jude Bellingham. Andriy Lunin e nis nga minuta e parë, pas dëmtimit të Thibaut Courtois në mesjavë në Champions League ndaj Man. City. Për Real Madridin përveç Courtois, mungojnë Rodrygo, Dani Ceballos, Ferland...