Mbappé bën autokritikë: Nuk mund të jemi një ditë po e një ditë jo, kjo s’është skuadër kampione

Mbappé bën autokritikë: Nuk mund të jemi një ditë po e një ditë jo, kjo s’është skuadër kampione

29 Janar 2026 8:39 Alfred Lleshi Kylian Mbappé nuk kërkoi justifikime pas humbjes së Real Madridit në Lisbonë, përkundrazi u tregua shumë kritik ndaj paraqitjes së skuadrës. Francezi nuk e kupton mungesën e vazhdimësisë këtë sezon: “Nuk kam një shpjegim të qartë. Nuk kemi vazhdimësi në lojë, është një problem që duhet ta zgjidhim. Nuk mund të jemi një ditë po e një ditë jo, kjo nuk është skuadër kampione. Na dhemb pak, sepse donim ta kishim shkurtin të lirë për t’u përmirësuar, por e meritojmë pozicionin ku jemi”. Mbappé, që ka shënuar 36 gola këtë sezon dhe realizoi dopietë në “Da Luz”, shtoi: “Kemi luajtur keq…, e pësuam për 3-2, goli i katërt nuk ndryshon asgjë. Na vjen pak turp”. Ai theksoi sërish problemin...