Mbapeja udhëtoi drejt Parisit për t’u rekuperuar, Guardiola nuk i kursen batutat: Me sa di unë, nuk ishte vetëm
Mançester Siti do të përballet me Realin e Madridit në “Santiago Bernabeu” mbrëmjen e nesërme. Pep Guardiola është paraqitur në konferencë për shtyp, ku nuk i ka kursyer batutat. Kilian Mbapeja udhëtoi drejt Parisit për të ndjekur dëmtimin e tij. I pyetur nga gazetarët nëse kjo lëvizje e sulmuesit është një shenjë mosbesimi te mjekët e Realit të Madridit, Guardiola është përgjigjur me humor. Trajneri spanjoll tha se Mbapeja nuk ishte vetëm në Paris, duke iu referuar faktit se lojtari francez u pa në shoqërinë e një femre. “A është vërtetë e rëndësishme se çfarë mendoj unë? Vërtetë? Me sa di unë, ai nuk ishte vetëm gjithsesi (qesh). Këshillë për Arbeloan? Këshillat i jepen atyre që njeh, të tjerëve jo. Me Alvaron nuk njihem, me...
Burimi:
sportekspres.com