Mayweather nuk dëshiron të humbasë, do të zhvillojë një sfidë përgatitore para duelit me Pacquiao
Floyd Mayweather do të zhvillojë një ndeshje “show”, që do të shërbejë si një stërvitore, përpara se të ndeshet me rivalin e vjetër Manny Pacquiao, më vonë këtë vit, më 19 shtator, 11 vjet nga sfida e parë. Boksieri amerikan, i cili u tërhoq nga boksi profesionist pasi mposhti luftëtarin e UFC-së Conor McGregor në vitin 2017, do të marrë pjesë në një ndeshje ekspozuese kundër kikboksierit Mike Zambidis në qershor, në Athinë. “Viti 2026 tashmë po duket të jetë një vit emocionues për mua,” tha Mayweather, i pamposhtur në karrierën e tij (50 fitore) që më tej komentoi: “Evropë, jam në rrugën për të argëtuar.” Zambidis është një 45-vjeçar që i dha fund karrierës së tij në kickboks më shumë se 10 vjet më...
Burimi:
telesport.al