Mateta kalon testet mjekësore te Milani, Juventusi bën ofertë për Mauro Ikardin
Adriatik BALLA Zhan Filipe Mateta pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore të dielën përpara një transferimi të përhershëm nga Crystal Palace te Milani, sipas përditësimeve më të fundit. Sipas Xhejms Hornkasëll dhe David Ornstein të “The Athletic”, reprezentuesi i Francës është gati t’i bashkohet kuqezinjve në një marrëveshje me vlerë mbi 30 milionë euro dhe pritet t’i kryejë testet mjekësore para përfundimit të fundjavës. Milani ka shpresuar ta sigurojë marrëveshjen për Matetan në javën e fundit të afatit kalimtar të janarit, por është dashur të presë që Kristal Palace fillimisht të gjente një zëvendësues të përshtatshëm. Klubi nga Londra e Jugut tashmë ka finalizuar marrëveshjen për sulmuesin e Volverhampton Uanderers, Jorgen Strand Larsen, i cili pritet t’i bashkohet skuadrës së Oliver Glasner në një transferim me...
Burimi:
sot.com.al