Masa të jashtëzakonshme sigurie në Budapest për finalen e Champions League, kryeqyteti hungarez pret 100 mijë tifozë për duelin Arsenal–PSG

Masa të jashtëzakonshme sigurie në Budapest për finalen e Champions League, kryeqyteti hungarez pret 100 mijë tifozë për duelin Arsenal–PSG

Budapesti po përgatitet për finalen e madhe të Champions League mes Arsenal dhe Paris Saint-Germain, që do të zhvillohet në Puskas Arena. Autoritetet hungareze kanë njoftuar se kanë marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë. Sipas zëvendësdrejtorit të policisë, një numër i madh i forcave të rendit janë mobilizuar për finalen e madhe, ndërsa përgatitjet kanë nisur prej një viti. Rreth 4 mijë efektivë policie do të shpërndahen në të gjithë qytetin, pasi ndeshja është cilësuar si me “rrezik të lartë”. Kryeqyteti hungarez pritet të mirëpresë rreth 100 mijë tifozë gjatë këtij fundjave, ndërsa secila skuadër finaliste ka siguruar nga 17 mijë bileta për mbështetësit e saj. Gjithashtu, mijëra tifozë të tjerë pritet të mbërrijnë në Budapest edhe pa bileta për ndeshjen. Për të...