Marseja pak sekonda larg trofeut, PSG fiton Superkupën e Francës me …penallti

Marseja pak sekonda larg trofeut, PSG fiton Superkupën e Francës me …penallti

Një tjetër finale, një tjetër fitore: PSG fitoi edhe Superkupën Franceze. Fituesit e Ligue 1 të sezonit të kaluar mposhtën Marsejën e Roberto De Zerbi-t me rezultatin 4-1 (në fushë 2-2) me penallti në finalen e zhvilluar në Kuvajt. Grinvud (76′) iu përgjigj me një penallti golit hapës të Dembele-s (13′), ndërsa Gonçalo Ramos barazoi autogolin e Paço-s (87′) në minutën e 95-të. Ndeshja më pas shkoi në penallti, me portierin e parisienëve Shevalier që rezultoi vendimtar, duke pritur gjuajtjet e O’Riley dhe Traore. Parisienët kështu ngritën trofeun e Superkupës për herë të 14-të në historinë e tyre dhe të dymbëdhjetin në trembëdhjetë vitet e fundit. Vazhdo leximin