Marquinhos drejt fundit, PSG gjen zëvendësuesin ideal të brazilianit. 45 milionë euro për 22-vjeçarin

Marquinhos drejt fundit, PSG gjen zëvendësuesin ideal të brazilianit. 45 milionë euro për 22-vjeçarin

29 Dhjetor 2025 17:42 Telesport Padyshim që një nga pikat kyçe në sukseset e arritura nga PSG në vitet e fundit është edhe kapiteni Marquinhos. Braziliani ka treguar aftësitë e një lideri të vërtetë, megjithatë në Paris kanë filluar të mendojnë që tani për pasuesin ideal të tij. Edhe pse Marquinhos ka dhe dy vite të tjera kontratë me parizinet, drejtuesit e kampionit në fuqi të Europës kanë nisur që tani lëvizjet për zëvendësuesin e brazilianit. Mediet franceze zbulojnë se PSG është vënë pas qendërmbrojtësit të Sporting Lisbon, Ousmane Diomande, për të cilin po ëprgatit një ofertë prej 45 milionë eurosh. 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë konsiderohet si një nga mbrojtësit e rinj më të mirë në qarkullim dhe ka pritshmëri të shumta ndaj tij.