Marotta për çështjen “Rocchi”: Interi s’ka arbitra të preferuar apo të papëlqyer, larg çdo akuze
27 Prill 2026 8:30 Alfred Lleshi “Interi nuk ka arbitra të preferuar apo arbitra të papëlqyer. Ne si klub kemi vepruar gjithmonë me korrektësi maksimale dhe kështu do të bëjmë gjithmonë. Për këtë arsye jemi të qetë për sa kemi mësuar deri tani vetëm nga shtypi”. Kështu, presidenti zikaltër, Beppe Marotta, foli pak minuta para fillimit të ndeshjes kundër Torinos për çështjen “Rocchi” dhe skandalin që ka tronditur AIA në këto orë, pas njoftimeve të Prokurorisë së Milanos që kanë çuar në akuza karshi drejtuesve të arbitrimit italian. “E dimë që kemi vepruar gjithmonë me korrektësi maksimale, – theksoi numri një i Interit për “Sky Sport”, – kjo duhet t’i qetësojë të gjithë. Ky është fakti më i rëndësishëm. Më pas është e qartë që...
Burimi:
telesport.al