Maran teston kuqezinjtë, UEFA cakton gjyqtarë shqiptarë për ndeshjen e Kombëtares

Maran teston kuqezinjtë, UEFA cakton gjyqtarë shqiptarë për ndeshjen e Kombëtares

Kombëtarja e Shqipërisë është njohur me gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në miqësoret e qershorit. Fillimisht ndaj Izraelit është preferuar malazezi Milos Savoviç. Më pas ndaj Luksemburgut vendos drejtësi Genc Nuza si gjyqtar nga Kosova. Të dyja takimet marrin jetë në stadiumin “Air Albania”, më 3 dhe 6 qershor. Për të dyja takimet ka arbitra nga kampionati shqiptar. Si i katërt në sfidën e parë me Izraelin qëndron Juxhin Xhaja. Te sfida tjetër është Eldorjan Hamiti. Këto takime do i shërbejnë më tepër Rolando Maran. Trajneri italian debuton në stolin e Kombëtares shqiptare. SHQIPËRI-IZRAEL(3 qershor ora 20:00) Gjyqtar kryesor: Milos Savoviç Asistent i parë: Marko Gojkoviç Asistent i dytë: Vladislav Radenoviç Arbitër i katërt: Juxhin Xhaja SHQIPËRI-LUKSEMBURG(6 qershor ora 20:00) Gjyqtar kryesor: Genc Nuza...