Man. United rikthehet në Champions League, zbulohen tre përforcimet e para “big” që do të bëjnë “Djajtë e Kuq” në verë

Man. United rikthehet në Champions League, zbulohen tre përforcimet e para “big” që do të bëjnë “Djajtë e Kuq” në verë

5 Maj 2026 20:08 Telesport Me rikthimin zyrtarisht në Champions League për sezonin e ri, Manchester United pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së verës. Mediet angleze kanë identifikuar tre përforcimet e para që pritet të bëjnë “Djajtë e Kuq”. I pari do të jetë Joel Ordonez, qendërmbrojtësi ekuadorian i Club Brugge, për të cilin ka një interes të jashtëzakonshëm nga thuajse të gjitha klubet e mëdha. Man. United është gati të paguajë shumën 40 milionë euro që kërkohet nga klubi belg. Emri i dytë në listë është ai i Mateus Fernandez, mesfushorit portugez të West Ham, i cili shihet si zëvendësuesi ideal i Casemiro-s. Shifra që pritet të kërkojë West Ham është jo më pak se 50 milionë euro. Për krahun e majtë...