Man. City rikthehet te fitorja, Semenyo shkruan historinë. Broja e nis titullar, Burnley-t i shpëton fitorja nga duart në fund (video)
Pas 4 javësh pa fitore, 3 barazime rresht dhe humbjes në derbin ndaj Manchester United, Manchester City ka bërë detyrën sot në “Etihad”, ku fitoi 2-0 ndaj Wolves të vendit të fundit, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të në Premier League. Omar Marmoush shënoi për vendasit që në minutën e 6-të, egjiptiani gjeti golin pas krosimit perfekt të Matheus Nunes në krah. SHIKOGOLIN Në fund të pjesës së parë, Antoine Semenyo dyfishoi shifrat me një gol të bukur, me një goditje klasi brenda zonës, pas asistit të Bernardo Silva. SHIKOGOLIN Semenyo i transferuar gjatë merkatos së janarit, shkruan historinë për City-n, pasi ka debutuar me gol në 3 kompeticione të ndryshme: Fa Cup, Kupa Carabao dhe Premier League. Rezultati final, 2-o për Man. City,...
Burimi:
telesport.al