“Makineria” e Interit kampion dominon Serie A, ja top-formacioni i sezonit sipas Opta-s

“Makineria” e Interit kampion dominon Serie A, ja top-formacioni i sezonit sipas Opta-s

Sezoni 2025/26 në Serie A prodhoi yje të rinj, konfirmoi kampionë të mëdhenj dhe riktheu në skenë disa protagonistë absolutë. Sipas analizave statistikore të Opta-s, është përzgjedhur formacioni ideal i kampionatit italian, bazuar në rendimentin individual, ndikimin në lojë dhe numrat gjatë gjithë sezonit. Interi e dominon këtë “top 11”, duke konfirmuar forcën e skuadrës zikaltër në një sezon ku Lautaro Martínez dhe Federico Dimarco ishin ndër lojtarët më vendimtarë të kampionatit. Lautaro e mbylli sezonin si një nga golashënuesit më të mirë me 17 gola, ndërsa Dimarco udhëhoqi Serie A për asistet mes mbrojtësve. Në portë spikat Carnesecchi i Atalantës, sërish një nga “gardianët” më të mirë të Italisë, falë pritjeve vendimtare dhe vazhdimësisë gjatë sezonit. Në mbrojtje bie në sy edhe Marco Palestra...