Lumë golash në Serie A. Fiorentina turpërohet në shtëpi. Udinese dhe Sassuolo me fitore të rëndësishme (video)

Lumë golash në Serie A. Fiorentina turpërohet në shtëpi. Udinese dhe Sassuolo me fitore të rëndësishme (video)

29 Gusht 2026 20:58 Telesport Kanë përfunduar 3 nga ndeshjet e javës së dytë në Serie A. Në “Artemio Franchi”, Fiorentina është mundur 0-3 nga Frosinone. Dopietë e Antonio Raimondo dhe goli i Gabriele Bracaglia i dhanë tre pikë të arta Frosinones, të para për këtë sezon. Fiorentina duket në gjurmët e sezonit të shkuar, 0 pikë në dy javët e para. Monza dhe Udinese kanë dhuruar spektakël, me 5 gola të shënuar, por në fund friulianët fituan me shifrat 2-3. Sassuolo ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri, duke mposhtur në fushën e saj 2-1 Torinon. Vendimtar goli i Domenico Berardi pak para fundit. Ardian Ismajli u fut si zëvendësues për Torinon në pjesën e dytë. SHIKOGOLAT