Lukaku, sezoni mbyllet këtu. Nuk kthehet te Napoli, rrezikon edhe Botërorin me Belgjikën
13 Maj 2026 13:48 Alfred Lleshi Sezoni i Romelu Lukaku me Napolin ka përfunduar. Pas përpjekjeve për t’u rikuperuar në Castel Volturno nën drejtimin e Antonio Conte, sulmuesi belg është kthyer në Belgjikë për të vazhduar rehabilitimin në prag të Botërorit. Vendimi është marrë në marrëveshje me stafin mjekësor të Napolit, klubin dhe vetë Conte, duke e konsideruar si zgjedhjen më të mirë për gjendjen fizike të “Big Rom”, që mbush 33 vjeç. Lukaku do të stërvitet në qendrën e kombëtares belge për t’u rikuperuar nga dëmtimi që e shqetëson që prej gushtit 2025; lezioni i rëndë në muskulin rectus femoris të kofshës së majtë. Rikuperimi nuk ka qenë kurrë i plotë dhe shqetësimi mbetet i madh edhe për Botërorin e kësaj vere. Trajneri i...
Burimi:
telesport.al