Luis Enrique te Liverpool-i? Reagon drejtuesi i parizienëve, flet me 100% siguri…
7 Janar 2026 10:16 Alfred Lleshi Gjatë natës dhe mëngjesit, rrjetet sociale u pushtuan nga një temë që u bë trend, “Luis Enrique”. Shumë postime në “X” lidhnin një lajm të supozuar se “Luis Enrique nuk do të rinovojë me PSG-në dhe do të firmosë për Liverpool-in”. Duke parë situatën aktuale të Slot te Liverpool, skenari dukej i besueshëm. Madje disa parashikonin që Jurgen Klopp të shërbente si trajner i përkohshëm deri në verë, për t’ia lënë vendin pastaj spanjollit. Përfundimi? Përmes Olivier Tallaron, gazetar i “Canal+”, Luis Campos konfirmoi të martën në mbrëmje se thashethemi ishte “plotësisht i rremë”. Është e vërtetë që trajneri spanjoll ka folur gjithmonë me vlerësim për Liverpool-in si klub historik, por largimi nga PSG pikërisht në një moment shumë pozitiv...
Burimi:
telesport.al