Luis Enrique: Fundi i sezonit, shumë i fortë. Ligue 1 është më e vështirë se sa mendohet
2 Shkurt 2026 10:18 Alfred Lleshi PSG rikthehet në krye të renditjes pasi fitoi 2-1 në transfertë ndaj Strasburgut. Një sukses i vuajtur, por shumë i rëndësishëm, siç pranoi Luis Enrique për “Ligue 1+”: “Të fitosh këtu është gjithmonë e vështirë, nuk mbaj mend ndeshje të lehta në Strasburg. Këtu kanë shumë të rinj cilësorë. Në pjesën e parë ishim të pasaktë, në të dytën bëmë më mirë. Jemi të lumtur për fitoren, është shumë e rëndësishme, edhe pse mund të përmirësohemi”. Trajneri spanjoll shtoi: “Nuk e di nëse e merituam plotësisht fitoren, por këto tri pikë vlejnë shumë për besimin. Është fitorja e gjashtë radhazi në kampionat. Ligue 1 është më e vështirë se sa mendohet. Edhe Lens është në formë të jashtëzakonshme, ndërsa...
Burimi:
telesport.al