Luis Enrique: Bayerni, kundërshtari më i fortë që kemi hasur ndonjëherë. Interi? Kujtim i bukur

Luis Enrique: Bayerni, kundërshtari më i fortë që kemi hasur ndonjëherë. Interi? Kujtim i bukur

PSG nuk do të zbresë në fushë në Mynih për të mbrojtur 5-4 e ndeshjes së parë, edhe pse ky rezultat do t’iu mjaftonte kampionëve në fuqi për ta mbrojtur titullin në Budapest. “Objektivi ynë është të fitojmë, – tha në prag të supersfidës Luis Enrique. – Deri tani kemi bërë një punë shumë të mirë, është momenti të japim diçka më shumë për të arritur në këtë finale. Për ta bërë këtë duhet të mposhtim Bayernin, një skuadër sensacionale. Prandaj mendoj se ndeshja nuk do të jetë ndryshe nga e para, sepse asnjëra nuk pranon që tjetra është më e mirë dhe kjo mund të sjellë një tjetër sfidë të bukur. Besoj se do të jetë një ndeshje e nivelit shumë të lartë mes...