“Luajtëm me zjarrin”, portieri i Polonisë: Nuk e pranonim dot faktin që humbnim me një ekip më të dobët se ne
Kamil Grabara ka folur për “TVP Sport” pas përfundimit të ndeshjes kundër Shqipërisë. Portieri i Volfsburgut ka thënë se Polonia luajti me zjarrin në pjesën e dytë. Por kjo ndodhi për arsyen se lojtarët nuk e pranonin faktin që po humbisnin ndaj një ekipi që sipas tij, ishte më i dobët. “Do të doja ta kisha fituar këtë ndeshje 2-0, por pozitive është se i përmbysëm gjërat. Luajtëm pak me zjarrin në pjesën e dytë, sepse mendoj se u hapëm shumë, por e dinim që ishim një ekip më i mirë dhe ishte e vështirë për ne të pranonim faktin që po humbisnim 1-0. Patjetër që prisnim të dilnim agresivë kundër Shqipërisë. E bëmë, ndoshta jo tërësisht me kokën lart. Rezultati ishte siç ishte planifikuar,...
Burimi:
sportekspres.com