Lojtari i parë me kuota dyshifrore këtë sezon, Yamal po rikthen shkëlqimin e plotë
2 Shkurt 2026 12:19 Alfred Lleshi Lamine Yamal (18 vjeç) ka rikthyer shkëlqimin e plotë. Pas largimit të problemeve me pubalgjinë, që e penguan në fillim të sezonit, ‘10’ i Barcelonës është bërë përsëri vendimtar. Në 5 ndeshjet e fundit, ai ka kontribuar direkt në 7 gola, duke shënuar 4 dhe dhënë 3 asistime. Rruga e tij nisi në Kupën e Mbretit ndaj Racing, ku realizoi golin për 2-0 në kohën shtesë dhe u bë lojtari i parë këtë sezon me kuota dyshifrore (10 gola, 10 asistime). Në “Anoeta” dha asist për Rashford në 1-1. Në kthimin në “Spotify Camp Nou” shënoi një “Laminazo” në fitore 3-0 ndaj asturianëve dhe u zëvendësua në minutën e 79-të. Kundër Kopenhagenit dha asist, shënoi dhe u shpall MVP...
Burimi:
telesport.al